Adani kritikon Federatën Italiane: Kush mban përgjegjësi që Asllani iku te Shqipëria

10/05/2022 08:35

Ish futbollisti i Interit, tani në rolin e opinionistit, Daniele Adani nuk i ka kursyer komplimentet për mesfushorin 20-vjeçar të Kombëtares Shqiptare, Kristjan Asllani.

Duke folur për “Bobo TV” në Twitch, Adani ka thënë se skuadra që do të blejë Asllanin nga Empoli, do të bëjë një investim të jashtëzakonshëm, teksa ka kritikuar edhe Federatën Italianë, që nuk i ka dërguar ftesë.

“Asllani është i riu më i mirë i kampionatit tonë. Kush e merr, do të bëjë super investim dhe u koha do ta vërtetojë. Si ka mundësi që Federata Italiane nuk i pa cilësitë e këtij lojtari ehe ajo Shqiptare po? Kush e merr përgjegjësinë?”, u shpreh Adani.

Top Channel