
Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shukrov falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e deritanishme që ka dhënë për vendin e tij, gjatë një diskutimi të hapur me ministren e jashtme, Olta Xhacka dhe ambasadorë të BE-së në Shqipëri në Ditën e Evropës.
“Ju drejtohem në emër të popullit ukrainas, në Poloni ambasadorit rus iu hodh bojë e kuqe, pushtuesit kanë vrarë 220 mijë ukrainas, ju i njihni mirë dëmet tona, më shumë se 60 miliardë dollarë, 5 milionë ukrainas, 12 milionë janë larguar nga shtëpitë e tyre, një e treta e biznesit ka ndaluar, një muaj më parë presidenti dhe kryeministri ukrainas bëri thirrje, Mbretëria e Bashkuar do të rindërtojë urën e Kievit. Na duhen armë për të mbrojtur nga agresori. Është një nder për mua që të përcjell fjalën e presidentit tonë Volodymyr Zelenskyy, ju falënderoj që në këtë periudhë të vështirë arritët të na ndihmonit”, tha ai.
Top Channel