Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar këtë të hënë në emisionin “Top Story” në drejtimin e Sokol Ballës tha se në këto tre vite ende nuk ke hetime konkrete në dosjet e mëdha të korrupsionit nga SPAK.

“Berisha është organizatori i shpërthimit të Gërdecit. Ajo çështje është rihapur, edhe familjarët nuk do të gjejeni kurrë qetësi nëse organizatori i vërtetë nuk….(del para drejtësisë) Mandati i prokurorisë speciale është 9 vjeçar kështu është konceptuar, e kemi marrë këtë element nga DNA e Rumanisë që arriti të çonte para drejtësisë ish kryeministria, deputetë, senatorë, vëllai i presidenti, atje është arritur në konkluzione, se atje është quajtur një prokurori e përkohshme. Pas tre vitesh është një moment për të bërë një bilanc, në këto tre vite ende nuk ke hetime konkrete në dosjet e mëdha të korrupsionit. Ne nuk flasim në ajër. Ne i jemi drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm. Unë kam kërkuar për çështjen e CEZ. Ato para që ka humbur shteti shqiptar kanë humbur për shkak Berishës. Ka pasur edhe kallëzim. Për këtë çështje prokuroria ka kthyer këtë përgjigje, në kushtet që ishte ngritur prokuroria speciale”, tha Balla.

Prokuroria e  Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar mori kritika të forta nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së PS-së, për performancën e deritanishme gati tre-vjeçare, duke edhe nxitur debat.

Më pas në një dalje për mediat, deputeti Belind Këlliçi tha se ka informacione të besueshme se Rama është i përfshirë në hetime ndërkombëtare dhe përmes shantazhit i kërkon Prokurorisë të tërhiqet nga çështje që e prekin drejtpërdrejt dhe njerëz shumë të afërt të kryeministrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA