Ishte në sallën e gjyqit, arratiset i riu në Korçë, kapet dy orë më vonë(Emri)
08/05/2022 15:00
Një 22-vjeçar i identifikuar si Kristjan Medolli nga fshati Qatrom, është arratisur nga ambientet e Gjykatës së Korçës mesditën e kësaj të diele.
Mësohet se pak para se të arratisej, ai ndodhej në sallën e gjyqit, ndërsa është larguar nga garazhi, por nuk dihen rrethanat, sesi iu ka iku nga duart efektivëve të sigurisë.
Ai u kap rreth dy orë pasi u arratis.
I riu ishte arrestuar dy ditë më parë, për vjedhjen e një banese në fshatin Qatrom.
Top Channel