Fitore me shije Championsi për Arsenalin, Everton gjithnjë e më pranë mbijetesës

08/05/2022 18:04

Arsenal ka marrë një fitore shumë të rëndësishme përballë Leeds United. “Topçinjtë” triumfuan 2-1 në shtëpi, falë dy golave të shënuar që në minutat e para.

Everton në anën tjetër mori një fitore që vlen jashtëzakonisht shumë për mbijetesën, pasi mundi në transfertë Leicester. Mykolenko i dha avantazhin skuadrës nga Liverpooli, por pa u mbushur 20 minuta lojë, Daka vendosi ekuilibrin për “dhelprat”. Megjithatë Holgate riktheu sërish avantazhin për Evertonin, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund. Skuadra e Lampard ndodhet në vendin e 16-të me 35 pikë, një më tepër se Leeds, por ka një takim më shumë dhe mbijetesa tani duket akoma dhe më e arritshme.

West Ham në takimin tjetër mori një fitore të pastër 4-0 ndaj Norwich që ka rënë nga Premier League. Londinezët vijojnë të ruajnë të sigurt pozitën e tyre në vendin e shtatë me 55 pikë e tani do të tentojnë të kalojnë Manchester United që ndodhet vetëm 3 pikë larg e me një ndeshje më shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA