Lojtarët e kombëtares së Anglisë njihen për jetën disi të shfrenuar jashtë fushe, teksa nuk mungojnë edhe skandalet seksuale në të cilat shpeshherë përfshihen.
Së fundmi, një skandal i tillë po diskutohet shumë në mediat britanike, të cilat bëjnë me dije se një lojtar i kombëtares ka përfunduar nën shantazhin e një transgjinori.
Mediat nuk zbulojnë emrin e lojtarit anglez ndërsa kanë zbuluar se ai u shantazhua me 30.000 paund nga ana e transgjinorit në mënyrë që të mos përfundonte para syve të publikut pasi për futbollistin kishte video dhe fotografi që provonin atë çfarë kishte ngjarë.
Ngjarja ka ndodhur në vitin e kaluar gjatë periudhës së karantinës dhe për të kryer marrëdhënien seksuale lojtari ka paguar 150 paund, mirëpo një eksperiencvë “ndryshe” në fund rezultoi t’i kushtonte shumë më shtrenjtë. Ndërkaq, tabloidi The Sun shton se lojtari në fund i është drejtuar policisë pasi e kuptoi se e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund shantazhit ishte forca e autoriteteve./supersport
Top Channel