Vetëvrasja mund të parandalohej/ Komiteti i Helsinkit gjen shënimet se policët e parashikuan ngjarjen

07/05/2022 15:00

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka verifikuar rastin e vetvrasjes së ndodhur në komisariatin e Kavajës dhe dalin në konkluzionin që ajo mund të ishte parandaluar.

Inspektorët e komitetit të helsinkit mudën të komunikojnë me dy nga tre policët e arrestuar. Në raportin e tyre thuhet se gjatë verifikimit, pranë dhomave të sigurisë të këtij Komisariati, ndodheshin dhe punonjësit e Policisë të arrestuar për këtë ngjarje, me dy prej të cilëve vëzhguesit e Komitetit Shqitar të Helsinkit arritën të komunikonin.

Një prej punonjësve që kishte qënë prezent në kontrollin fizik të të ndjerit, deklaroi se nuk i është gjetur asnjë lidhëse të ndjerit, si dhe bluza që ai mbante veshur nuk kishte kapuç. Punonjësi tjetër, përgjegjës i dhomave të sigurisë, i tha vëzhguesve se ai nuk është ndodhur në turn në momentin që ngjarja ka ndodhur.

Ky fakt është verifikuar më tej nga vëzhguesit, duke parë në librin e dorëzimit të shërbimit të përgjegjësve të dhomave të sigurisë, nga ana e policit me iniciale P.B, në datën 04. maj në orën 19:00. Tërheq vëmendjen se në këtë libër është shënuar si porosi për personin që do të merrte në turnin e radhës, se duhej t’i kushtohej një vëmendje e veçantë të arrestuarit Ilvi Meta, pasi ky i fundit mund të tentonte të vëtëvritej.

Shënimi në këtë libër është firmosur nga polici me iniciale P.B, i cili ka qënë duke lënë turnin, si dhe nga përgjegjës i dhomave të sigurisë. Vëzhguesit e helsinkit raportojnë se ky shënim ka mospërputhje me shënimin që mjeku, ka bërë në librin e vizitave mjeksore, duke shënuar orën 18:00 të datës.4 Maj, si orën e konstatimt të trupit të pajetë të të ndjerit.

Kjo mospërputhje e bën të paqartë momentin kur punonjësit kanë konstatuar ngjarjen por nuk pengon në vlerësimin tonë hetimin e mëtejshëm nga prokuroria përgjegjëse për zbardhjen e ngjarjes. Por ndërkohë vëzhguesit e helsinkit kanë konstatuar edhe parregullësi në kushtet e dhomës së paraburgimit. Sipas tyre në kangjellat e sigurisë nuk duhet të kishte hekura paralelë me tokë mbi 60 metra lartësi, ndërsa në dhomat e komisarisatit të kavajës ka hekura në dy metra lartësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA