U ndalua për korrupsion, ish presidenti i Gjeorgjisë rrezikon të vdesë në burg

07/05/2022 13:53

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili mund të vdesë nëse nuk merr kujdesin e duhur, paralajmëruan mjekët që e kanë vizituar në burg.

Saakashvili ka hyrë dy herë në grevë urie në muajt e fundit për të protestuar kundër burgosjes së tij. Kur hyri në grevë për herë, 54-vjeçari nuk konsumoi ushqim për 50 ditë dhe tashmë ka rreth 20 ditë që ka hyrë sërish në grevë urie.

Disa mjekë që ekzaminuan Saakashvilin në burg thanë se ai vuante nga një çrregullim i rëndë neurologjik, anoreksia dhe çrregullimi i stresit post-traumatik.

Ata kanë kërkuar që Saakashvili të transferohet urgjentisht në një spital.  Saakashvili, i cili udhëhoqi Gjeorgjinë nga viti 2004 në 2013, u arrestua dhe u burgos në tetor 2021 pas kthimit të tij nga Ukraina ku jetoi për 8 vite. Ai u dënua për shpërdorim detyre, por ka mohuar akuzat dhe thotë se burgimi i tij ishte politik.

Arrestimi i tij përkeqësoi krizën politike në Gjeorgji që shpërtheu pas zgjedhjeve parlamentare në 2020, të cilat u fituan ngushtë nga partia në pushtet, por sipas opozitës ishin të manipuluara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA