Reshje të dendura shiu në të gjithë vendin, si parashikohet moti për këtë të premte
Me sloganin ‘Të Bashkuar, jo të ndarë”, PS mlodhi sot Asamblenë Kombetare. Në celje të punimve të Asamblesë, sekretari i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, prezantoi dy nënkryetarët e Asamblesë Emirjano Sako dhe Eriselda Sefa si edhe Edurad Ndrecën në cilësinë e sekretarit të Asamblesë.
“Qënia gjatë në pushtet ka edhe risqet e veta, që mund të bjerë në gjumë, ndaj kërkohet rigjenerim. Ky proces që do ndjekim i shërben forcimit të organizatës, me një skelet të fortë strukturor, që të kemi një parti solide, e gatshme të ringrihet dhe të korigjojë gabimet aty ku ka vend për korrigjim.” u shpreh Gjiknuri.
Axhenda e punimeve:
Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z.Edi RAMA.
Sesioni organizativ
Prezantimi i ndryshimeve në Librin e Rregullave në zbatim të Statutit të ri të miratuar në Kongresin e datës 9.04.2022.
Propozime/shtesa në draftet e rregulloreve dhe votimi i tyre.
Miratimi i agjendës politiko/organizative dhe plan-veprimi i strukturave deri në zgjedhjet vendore 2023.
Prezantimi dhe miratimi i projektvendimit për kuotizacionin e anëtarësisë së partisë për vitin 2022.
Vendimi për plotësimin e vendeve vakante në Asamblenë Kombëtare.
Diskutime të lira
Mbyllja e punimeve të Asamblesë.
Top Channel