E ardhmja, Dani Alves: Jap 200% tim për klubin që e dua si i çmendur

07/05/2022 12:35

Kontrata e Dani Alves me Barcelonën përfundon më 30 qershor, megjithatë Braziliani nuk dëshiron që t’i bëjë valixhet gati dhe të bashkohet me një tjetër klub këtë verë dhe këtë gjë e ka bërë shumë të qartë.

I rikthyer te Barça pas marrjes në dorë të skuadrës nga Xavi, dikur shok skuadre me Alves, 39-vjeçari ndihmoi në rikthimin në formë të katalanasve. I afruar gjatë sezonit mbrojtësi nënshkroi kontratë vetëm për disa muaj, më saktë deri më 30 qershor.

Megjithatë braziliani nuk dëshiron të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, për më tepër ai kërkon që të zgjasë më tej qëndrimin e tij e “Camp Nou”.

Në një intervistë të dhënë për “Marca”, Dani Alves theksoi se pret t’i ofrohet rinovimi për të paktën edhe një sezon tjetër.

“Nëse ka ndonjë komunikim për të ardhmen time? Mendoj gjithë ditën për të njëjtën gjë, nuk e di çfarë do të ndodhë. Por ajo që është e sigurt është se do doja të vazhdoja sepse këtu jam në shtëpi. Jam në klubin dhe në skuadrën për të cilën më është dashur të luftojë pesë vite për t’u rikthyer. Misioni im ishte të vija këtu dhe të tregoja se çfarë mund të sillja. Unë nuk jam nga ata që mendojnë se për gjithë karrierën time dhe për gjithçka që kam fituar, nuk kam asgjë për t’i vërtetuar askujt, jo. Unë gjithmonë do mendoj se do duhet të provoj vlerën time. Nuk mund të bëj asgjë veçse të jap 200% për klubin që e dua si i çmendur.”-deklaroi mbrojtësi./supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA