Top Talk/ Mentor Petrela drejt presidencës?! Ja çfarë thotë analisti Frrok Çupi

06/05/2022 17:30

Analisti Frrok Çupi foli për “Top Talk” rreth kandidaturës së mundshme të mjekut Mentor Petrela, për t’u bërë president.

Çupi u shpreh se Mentori është një mjek me emër të madh dhe që ka kapërcyer shumë situata, duke e konsideruar një njeri i cili është marrë me qytetarët dhe di si të veprojë.

Ai e konsideroi zgjedhjen e një presidenti jo të denjë nëse do të ishte një person njëtrajtësh, i cili nuk do të zhvillonte konflikte, ndërsa të kundërtën tha për Petrelën duke lënë të kuptohej që një kandidat i tillë është i duhuri.

Analisti foli edhe për postin e presidentit duke e konsideruar kandidatin si individ  i cili nuk duhet të krahasohet me pozicionin e tij me palët politike.

“Kostumi i presidentit unë nuk pajtohem me një përshkrim që i bëjnë presidentit duke e konsideruar mbi palët ose duke e konsideruar njeri të fortë.Mendoj që nuk ka lidhje me lartë ose poshtë palëve mendoj që kjo është i kohërave primitive, janë vizione shumë të papranueshme”, tha Çupi.

Analisti shprehu një shqetësim të tijin, i cili lidhet me diskutimet e shpeshta që po bëhen kohët e fundit për zgjedhjet presidenciale.

“Përderisa po flitet kaq shumë do të zgjidhet një president si ky që është tani. Dhe do të ishte fatkeqësi shumë e madhe”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA