“Stop vrasjeve në komisariate”, Berisha: Ministri Çuçi të japë dorëheqjen, nesër protestë e heshtur në çdo komisariat

06/05/2022 13:17

Sali Berisha kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi lidhur me ngjarjet e fundit në komisariatet e vendit.

Ndër të tjera Berisha paralajmëroi protestë të heshtur në cdo komisariat, në orën 20:00, ku do të ndizen qirinj për jetët e humbura.

Ministri heshti kur në një hark kohor 5 javor dy të rinj vdiqën në qelitë e komisariatit të policisë, ku duhet të ishin më të sigurtë se në cdo vend tjetër. Duke dënuar këtë qëndrim cnjerëzor të Edi Ramës, ministrit të tij familjar Çuçit, drejtorit të policisë Nano kërkoj dorëheqjen e Ministrit Çuçi. Do i propozoj sot Komisionit të Rithemelimit, nesër në 8:00 pranë komisariteve të ndizen qiri një protestë e heshtur paqësore: Stop vrasjeve në komisariate.” u shpreh Berisha.

“I bëj thirrje komisionit të të drejtave të njeriut të OKB, komitetit anti torturë të Këshillit të Europës, me urgjencë të ushtrojnë çdo kontroll të duhur mbi organet e policisë dhe të vuajtjes së dënimit që të marrin fund dramat dhe qëndrimet e këtyre qeveritarëve që në fakt nuk kanë asnjë ndjeshmëri për jetët njerëzore, asfiksime apo djegie për së gjalli siç ndodhi në Kamëz. De facto o arrijnë nivele diktatoriale, të Rusisë së Putinit. Edhe atje ka barbari por ka rusë që dalin në protesta. Lajmi që sollën reporterët pa kufij për një rrokullisje dramatike për Shqipërinë për lirinë e mediave është një lajm dramatic i pa precedent. Një kupolë e mafies shtetërore dhe bizneseve të lidhura me te po mbyt fjalën e lirë në Shqipëri, lirinë e mediave dhe të mendimit. Qëndrimi i gazetarëve është i pa pranueshëm për faktin e vetëm se ata kanë presion të tmerrshëm nga qeveria. Lajmi dramatic që u dha për këtë zhvillim u përcoll në mënyrën më superficial. U bëj thirrje të krijoni sindikatat tuaja me qëllimin e vetëm që të mos ju cënojë kush. Me tiraninë duhet të luftohet çdo betejë. Thirrja ime është të mbrojmë fjalën e lirë dhe lirinë e mediave.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA