“Mos të tundohemi nga fantazmat e së shkuarës”/ Rama: Europa është në çdo plan tonin, kemi një rrugë të gjatë për të bërë

06/05/2022 10:37

Gjatë fjalës së tij në Konferencën e 18-të të Kryetarëve të Parlamenteve të nismës Adriatiko-Joniane, kryeministri i vendit Edi Rama theksoi se Europa është në çdo plan të Shqipërisë dhe është zgjedhja e parë me vullnet të lirë e vendit tonë, pasi më parë kemi qenë nën pushtetin e perandorive të ndryshme pa dëshirën tonë.

Kryeministri u shpreh se jemi të bekuar me fqinjin tonë Italinë dhe duhet ta përdorim këtë bekim për të mësuar sa më shumë nga ata. Qëllimi i Shqipërisë është që të nxisë bashkëpunimin dhe paqen në Europë, u shpreh Rama.

“Detyra jonë është që të bëjmë sa më shumë të jetë e mundur, Europa për ne është një projekt i mirëfilltë paqeje dhe sigurie. Për disa që janë më të mëdhenj dhe më të pasur Europa është një bankomat. Për ne është një vend paqeje dhe sigurie, për ne është zgjedhja jonë e parë me vullnet të lirë. Kemi qenë në momente të ndryshme në perandori të ndryshme por nuk ishte zgjidhje e jona. Ishim të detyruar për këtë, edhe të jetonim në diktaturë, ashtu siç ishim të detyruar ti përkisnim familjeve politike që nuk i zgjodhëm, Europa është zgjedhja jonë e parë e lirë dhe kjo është arsyeja përse nuk mendojmë të heqim dorë. Për Shqipërinë plani A, B dhe C është Europa.

Mendoj që të gjithë duhet ta shohin njësoj siç e shohim ne. Sllovenët e kroatët janë shumë herë para nesh, historia ka qenë shumë bujare me të. Besoj se Ballkani është dhe do të jetë një vend i mirë. Ne kemi shumë për të mësuar prej jush por kemi shumë për ti dhënë kësaj nisme e këtij rajoni. Duam të nxisim paqen dhe bashkëpunimin sa më shumë të mundemi. Duam absolutisht të mos e lëmë veten të tundohemi nga fantazmat e së shkuarës.

Nuk ka asnjë të mirë për ne nëse nxisim ndasitë e tensionet. Na duhet të punojmë së bashku për tua bërë më të mirë jetën njerëzve tanë e fëmijëve tanë në Ballkan. Fqinjët nuk i zgjedh, një herë gjyshja më tha, komshi i lumtur shtëpi e lumtur, e kundërta është vetëm një ankth. Këtu është shtëpia jonë, serbët nuk do shkojnë askund, as kroatët as sllovenët. Na duhet të rritemi e të harrojmë të gjithë rrëmujën që kemi krijuar, e most të harrojmë sa shumë kanë përfituar të tjerët në kurrizin tonë. Realitetet e sotme shfaqin se çfarë mund të arrijnë përmes paqes dhe bashkëpunimit dhe se sa e madhe është humbja për të investuar në urrejtje e ndasi. Rruga është shumë e gjatë për ne, por kemi bërë një rrugë të gjatë. Jemi një vend fantastik në krahasim se si ishim. nuk duhet të harrojmë asnjë herë që kemi një fqinj kaq të mirë sa Italia. Le ta përdorim këtë bekim e të mësojmë nga vëllezërit e fqinjët tanë Italianë.”- tha Rama.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA