Komisioni i Rithemelimit do të mbledhë ditën e sotme Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Mbledhja e këtij organi u njoftua një ditë më parë nga deputeti i PD Edi Paloka, i cili tha se Këshilli Kombëtar do të mblidhet në orën 18.00 dhe gjatë kësaj mbledhjeje do të zgjidhet edhe kryetari i këtij organi të PD-së.

Paloka gjithashtu njoftoi se në mbledhje do të ketë edhe një qëndrim për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Edhe pse pas zgjedhjeve të 6 marsit tentativat e PD-së ishin për bashkim, duket se Kuvendi Kombëtar i 30 prillit e thelloi më shumë ‘krizën’ në Partinë Demokratike.

Grupi i Rithemelimit nuk e njeh Enkelejd Alibeaj si kryetar të grupit parlamentar, pasi në 30 prill votuan për ta shkarkuar. Ditën e djeshme u thirr një mbledhje nga Alibeaj, ku nuk morën pjesë anëtarët e Rithemelimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA