Rrugëtimi europian i West Ham përfundoi mbrëmjen e djeshme në Frankurt, me skuadrën londineze që u thirr për të përmbysur humbjen e parë 1-2, por pësoi një tjetër disfatë, këtë herë 1-0 dhe i dha lamtumirën Europa Leagues në gjysmëfinale.
Në Frankfurt nuk pati histori, pasi në minutën e 17’ arbitri spanjoll Gil Manzano ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin Cresswell dhe me një lojtar më pak përreth 75 minuta, ishte e pamundur që West Hami të provonte mrekullinë.
Megjithatë vendimet e arbitrit spanjoll kanë nervozuar jo pak anglezët, teksa në tunelet drejt dhomave të zhveshjes, ka qenë mesfushori Declan Rice që ka shpërthyer ndaj Gil Manzanos, duke e akuzuar se ka marrë para.
“Arbitër, arbitër! Ka qenë gjithçka kaq e gabuar… Si mund të arbitrosh kaq keq!? Ndershmërisht, ndoshta je paguar… Quhet korrupsion”, dëgjohet t’i thotë Rice Gil Manzanos në fund të pjesës së parë, kur skuadrat po u drejtoheshin dhomave të zhveshjes.
Top Channel