24/11 16:40
Aventura e Luis Suarez me Atletico Madrid është drejt fundit. “El Pistolero” fitoi titullin kampion me ekipin e Diego Simeones vjet, sezon kur u shpall edhe golashënuesi më i mirë i ekipit kryeqytetas në kampionat me 21 gola.
Suarez kaloi gjashtë sezone fantastike në “Camp Nou” përpara se të transferohej tek Atletico në shtatorin e vitit 2022. Dëshira e 35-vjeçarit është të punojë me Xavin, të cilin e ka pasur edhe shok skuadre tek ekipi katalanas.
Lojtari latin është gati të reduktojë pagën e tij për të veshur sërish fanellën e Barcelonës. Topi ka kaluar në anën e trajnerit dhe drejtuesve të klubit, që shumë shpejt mund të nisin bisedimet zyrtare me agjentin e Suarez.
Top Channel