Damian Gjinuri Sekretar i përgjithshëm i PS e shikon të panevojshme përfshirjen e ndërkombëtarëve në procesin e zgjedhjes të presidentit.
Sipas tij, PS është e sinqertë me Enkelejd Alibeajn e PD në dialogun e nisur drejt gjetjes të një kandidature jo politike. Ne, tha numri 2 i PS, do i shohim me seriozitet propozimet e opozitës.
“Nëse Alibeaj kërkon të bashkojë grupin e PD me një emër të Presidentit është në rregull. Berisha për ne nuk ekziston si faktor politik. Por nëse Alibeaj me të tjerë, se vetëm Berishën dimë “Non Grata”. Por nëse ata vijnë pas Alibeaj për një kandidaturë që i bashkon ata. Unë e mirëpres. Të mblidhet të diskutojnë brenda PD. Hodha një ide.”
Megjithëse zgjedhjet e ardhshme vendore janë më shumë se 1 vit larg, PS ka nisur përgatitjet.
“Ne jemi parti fituese, do ti fitojmë zgjedhjet vendore në shumicën e bashkive të Shqipërisë. Dhe partia dke qenë se ka shumë vite në pushtet, ka nevojë për rigjenerim, të mos bjerë në kurthin e partisë-shtet sepse është ky lloj meraku i tillë kur ke jetëgjatësi në pushtet dhe aftësia për t’u vetë-rigjeneruar, për t’u vetë-korriguar e bën një organizatë aktive në shumë kohe”.
Paraditja e të shtunës do ta gjej të mbledhur Asamblenë e PS. Fokusi do të jetë organizimi në nivel lokal dhe procesi zgjedhjes së kryetarëve të ri të degëve.
Top Channel