Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka deklaruar në deklaratën e sotme për media se reformën zgjedhore e futi në kauzë Lulzim Basha.
Ai tha se në lidhje me këtë ngjarje nuk fajësonte Rudina Hajdarin pasi ajo ishte thjesht një deputete, por fajësonte Lulzim Bashën pasi ai kishte ‘muskujt’ e fuqisë politike demokrate dhe nuk ia tregoi ato Ramës.
Sali Berisha: Për ju këtu dhe për gjithë shqiptarët politika ka një moral, Myslim Murrizi, Rudina Hajdari qenë dy deputetë që nuk u pajtuan me djegien e mandateve dhe vendimin e PD. Në kuvendin e 30 Prillit u përcaktua qartë se PD nuk mund të djegë mandate. Si Murrizi dhe Hajdari meritonin vendet në PD për qëndrimet që mbajtën. Kështu që në këtë kontekst në politikë nëse njeh dhe denoncon gabime je i detyruar që ti japësh të drejtën atyre qe nuk e pranuan në kohë. E njëjta gjë është për Topallin. Unë mund të them e thashë dhe dje, për kohën që ata ishin qëndruan opozitë e vërtetë në PD në çdo rrethanë. E vërteta është që reformën zgjedhore në kauzë e futi Lulzim Basha. Në mënyrë të përsëritur kam deklaruar që ky njeri humbi çdo marrëveshje me Ramën. Unë nuk fajësoj fare Rudinën por Bashën. Rudina ishte thjesht deputete. PD ishte forcë demokratike dhe kushte muskuj, nuk ia tregoi Ramës. Në qoftë se Basha nuk do ishte ai që është do të mbushte sheshet me 27 prill. Në 2001 e vumë në sanksione qeverinë e Nanos, sepse faktuam që i ka grabit mandate opozitës. Basha në marrëveshje me Ramën i harroi edhe pse ja thashë të gjitha. Më e turpshme është shuarja e Komisionit të hetimit të zgjedhjeve. U shua kur u kërkua që në agjendë të hetohet Elbasani. Aty u derdh gjak u vra një njeri. U gropos komisioni me urdhër të Ramës. E morën prokurorin që është një lloj Blerina Muçe në katror, e gënjeu se nuk kishte materiale zgjedhore në makinën e Taulant Ballës.
Top Channel