Zgjedhja e presidentit/ Balla: Negociojmë vetëm me grupet parlamentare, ky është kushti ynë i vetëm

04/05/2022 13:19

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. ka theksuar dhe një herë ditën e sotme në mbledhjen e Kryesisë për zgjedhjen e kreut të shtetit, kushtin e vetëm që ka PS-ja.

Ai tha se procesi duhet të jetë vetëm në nivelin e grupeve parlamentare pasi kështu thotë kushtetuta dhe se nuk duhet të jetë debate për afatet e caktuara që në fillim të procesit.

“Dua që në përgjigjen time të përfshij disa sqarime. Po e filloj nga një përgjigje shumë shkurt për atë që Mediu e ka bërë publike dhe ma ka propozuar. Ndryshimi i kërkesës sonë për të shtuar edhe një javë më shumë, për ne nuk ka asnjë problem. E rëndësishme është që i gjithë procesi të jetë sipas Kushtetutës.

Procesi do të jetë vetëm në nivelin e grupeve parlamentare, ky është kushti ynë i vetëm dhe e tillë është kushtetuta. Se ç’bëni, ju bini në dakordësi vetë, por procesi do të zhvillohet në Kuvendin e Shqipërisë. Një gjë duhet të jetë e sigurt, në asnjë rast nuk tolerojmë që afatet e caktuara dikush të kthehet në debat e të ankohet në gjykatë. I referohet ankesës së Alibeajt. Jo më vonë se 7 ditë, kjo është një mënyrë që ne e kemi traditë në parlament.

Është neni 87 që e ka sanksionuar. Pra procesi i fillimit të procedurës ka një vendimmarrje. Data e mbajtjes së Konferencës është data e fillimit të procesit. Për të rrëzuar dyshimin e Alibeajt që nuk jemi të sinqertë. Politika është arti i negocimit dhe jemi gati të negociojmë. PS nuk do një president të PS dhe ky është kushti i vetëm.”

Në konferencën e kryetarëve, PD përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj si kryetar grupi dhe Jorida Tabaku si kryetare e komisionit të integrimit. Gjithashtu të pranishme janë edhe deputetet Grida Duma dhe Flutura Açka.

Grupi i punës i ngritur nga Partia Socialiste ka mbledhur propozimet e deputetëve për presidentin, ndërsa nëpërmjet një e-maili zyrtar edhe qytetarët po shprehin kandidaturat e tyre. Mazhoranca ka kryer konsultime me krerët e grupeve të tjera, përveç atij të Partisë Demokratike, për shkak të krizës së brendshme në parti.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA