Skënder Gega paralajmëron largimin nga Skënderbeu, por vetëm pasi të përfundojë kampionati. Në intervistën me “Gol pas Goli” ai deklaroi se do të flasë me presidentin Takaj.
“Ka skuadra të qyteteve të mëdha me infrastrukturë edhe në Kategorinë e Parë. Erdha te Skënderbeu në këtë moment të vështirë, erdha më dëshirë që të mbijetonim, por gjërat u rrokullisën. Dua të marr maksimumin në ndeshjet e mbetura, do të flas me Takajn. Kam një akademi, kam projektet e mia, por e kam thënë se nuk e kam problem të punoj në këtë skuadër. Do ta mbyll misionin tim në ndeshjen e fundit, do të bëj analizën me shumë dashamirësi. S’kam lindur trajner, jam bërë trajner, ndiej keqardhjen për këtë qytet. Më vjen keq që këto fusha nuk do të kenë interesin e tifozëve. Do ta flas me qetësi me Takajn, do të ruaj respektin kudo që të jem.”
Shtyrja e rënies: “Që në momentin kur kam ardhur, opinioni e ka pasur të vështirë, sepse ekipet rivale bënë një hap shumë të madh dhe unë vetë nuk isha përgatitur. Megjithatë, duke përjashtuar ndeshjen me Tiranën, që ishte e dobët dhe me mungesa, në të gjitha ndeshjet e tjera kam qenë i kënaqur, duke parë mundësitë tona. Kemi shpërdoruar raste, kemi pasur probleme me mungesat. Kam insistuar për t’i motivuar lojtarët, që të luajmë “fair play” sepse, kështu është e drejtë të dalim nga stadium.”
Interesi për derbin: “Tani e mora vesh rezultatin e Tiranës dhe nuk më shkon mendja që ka pas një plan. Shkëputja ka bërë që të ulë marshin, futbolli i njeh të gjitha rezultatet. Derbi është i hapur.”
Top Channel