Për Grida Dumën, propozimi i parë për kandidaturën e presidentit duhet t’i ishte lënë opozitës, Partisë Demokratike.
“E kemi bërë shpesh diskutimin procedurial. Jemi në një moment që është piku i treguesit të demokracisë. Kemi dëgjuar që është folur shumë për frymën dhe gërmën. Nuk po nis sot procesi ju, PS e keni nisur procesin me zarfa e propozimeve, sot po hyjmë në gjysmën e atmosferës së zgjedhjes së presidentit. Unë vetë do e shihja si një gjest normal, që maxhoranca në fillim të thoshtë PD të nisë propozimet.
Edhe PD, mund të sjellë një propozim që nuk është politik. Unifikimi do realizohej duke i kaluar propozimi i parë PD. Elementi i dytë janë kriteret, klasa politike duhet të tregojë se te kriteret e gjen diskutimin. Unë besoj se duhet të kishim diskutuar për kritere jo në 15 ditë. Keni thirrur një datë, pasi keni mbyllur zarfat. Për këtë arsye është momenti i parë që flasim institucionalisht për këtë cështje.
Pasi të diskutohej mbi emrat e opozitës mund të nismin këtë diskutim. Afatet janë të cënuara, sepse procesi pa kritere riskon të shkojë në farsë. Uroj mos shkojë aty, që të duket sikur po shkojmë pas zarfave tuaj.” -u shpreh Duma.
Top Channel