Kreu i grupit parlamentar të PS, Taula Ballla pranoi në konferencën e kryetarëve, pjesën e parë të propozimit të kreut të grupit parlamentar të PD, Alibeaj që ka të bëjë me ditën kur nis procesi, por jo me afatin 7 ditor për zhvillimin e raundeve.

Procesi i fillimit të procedurës, ka një vendimmarrje. Data e konferencës është data e fillimit të procesit. Për të hedhur poshtë dyshimin e Alibeajt se nuk jemi të sinqertë. Politika është arti i negocimit, dhe jam i gatshëm të negocioj. Jam këtu për të kërkuar që në asnjë aspekt të mos bëjmë shkelje që mund të shkojnë në fund që procesi të jetë antikushtetues.

Votimi i parë, jo më vonë se 7 ditë nga sot duhet të kryhet raundi i parë. Nëse nuk jemi mbledhur për këtë cështje, më thoni ju për cfarë jemi mbledhur. Në aspketin e rregullores, kjo është.

Tani po shkojmë te zgjidhja. Nëse ju do insistoni deri në fund se doni më shumë kohë, që data e fillimit të konsiderohet data 10, Konferenca të ndërpresë punimet dhe të vijojë në datë 10. Vetëm në këtë rast nuk kemi kryer shkelje. Në datë 16 më pas, të jetë raudi i parë. Z.Alibeaj, përllogaritje afate 7 ditëshe nuk e marr rrezikun kushtetues përsipër.

Afatet do të jenë jo më vonë se 7 ditë. Bie dakord me Alibeaj që fillimi i procesit të konsiderohet data 10, por kjo mbledhje të jetë vijuese.” u shpreh Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA