“President për shqiptarët jo i politikës”, Alibeaj: Këto dy kërkesat tona për procesin

04/05/2022 14:03

“Gjithëpërfshirje-transparencë, President për shqiptarët jo i politikës”, ishin këto dy kërkesat e kreut të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të republikës.

“Lidhur me afatin 7 ditor, sic e ka përshkruar kushtetuta është një gjysmë interval 7 përfshihet 8-ta është vonë.

Po, jam dakord që mbledhja ndërpritet këtu dhe pa vendim, të vijojë në datë 10 që të konsiderohet si nisje e procedurës për zgjedhjen e presidentit të republikës. Një proces i nisur në mënyrë të njëanshm, e udhës është të mos i japim sinjale të tilla për ta ushqyer.

President i zarfit mund të jetë, por ne do bëjmë përpjekjet tona që dyshime të tilla të hiqen. Të jetë publiku që të na vendosë në sprovë. Do të kenë nga ne vetëm dy gjëra, gjithëpërfshirje transparencë, president për shqiptarët jo i politikës. Kaq duam ne, besoj duan edhe shqiptarët.”-u shpreh Alibeaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA