Në konferencën e kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj u shpreh kundër propozimit të PS, që votimi i parë për presidentin të kryhet më 10 maj. Alibeaj kërkoi që 10 maji të jetë data për nisjen e procedurës për zgjedhjen e presidentit.
“Nuk jam dakord që data 10 të jete seanca e pare. Është një proces qe duhet te jete ne sherbim te ne kushte kur duhet te bejme zgjedhjet tona, publiku duhet te jete i mireinformuar. Sugjeroj qe si date i startimit te jete jo data e sotme por dt 10 maj.
Per sa kohe afati i fundit para te cilit duhet te filloje procedura e presidentit eshte 24 maj, 60 dite perpara mbarimit te mandatit. Ne kemi kohe deri ne 24 maj moment te parin kur fillon startimi i presidentit te jete data 10.” – u shpreh Alibeaj.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeak kerkoi që mbledhja e konferencës së Kryetarëve të jetë e hapur për mediat, në transmetim live.
Në konferencën e kryetarëve, PD përfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj si kryetar grupi dhe Jorida Tabaku si kryetare e komisionit të integrimit. Gjithashtu të pranishme janë edhe deputetet Grida Duma dhe Flutura Açka.
Grupi i punës i ngritur nga Partia Socialiste ka mbledhur propozimet e deputetëve për presidentin, ndërsa nëpërmjet një e-maili zyrtar edhe qytetarët po shprehin kandidaturat e tyre. Mazhoranca ka kryer konsultime me krerët e grupeve të tjera, përveç atij të Partisë Demokratike, për shkak të krizës së brendshme në parti.
Deri në raundin e tretë palët mund të votojnë një emër konsensual. Nëse deri në raundin e tretë nuk votohet ky emër atëherë mazhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në raundin e 4-të dhe të 5-të.
Kryeministri Rama ka përjashtuar mundësinë që presidenti i ri të jetë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste ndërsa deri më tani asnjë prej grupeve parlamentare nuk ka mbështetur publikisht një kandidat të caktuar.
Është bërë me dije gjithashtu se mbledhja zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit, salla “Pjetėr Arbnori” (kati 4).
Top Channel