Momentet e tmerrit kur kujdestari tërhiqet në gojën e luanit ‘si kukull lecke’ pasi hyri në ndarjen e tij (video)

04/05/2022 15:23

Në pamje shihen momentet e tmerrit kur pronari britanik i një kopshti luanësh në Afrikën e Jugut kapet me dhëmbë nga luani dhe tërhiqet mes bimësisë për t’u masakruar.

Pamjet tronditëse janë shfaqur se fundmi online kur pronari Mike Hodge u sulmua nga felini i madh në qendrën Makarele në Afrikën e Jugut ne incidentin e veres 2018.

Mike dhe familja e tij menaxhonin rezervatin në Thabazimbi, që ishte rritur nga një strehë mbrojtjeje në një qendër të gjerë të botës së egër.

Në pamje shihet luani që pikas Mike pasi hyn brenda ndarjes së predatorit dhe e ndjek atë drejt derës së hekurt të impjantit.

Më pas pronari i moshuar i strehës së kafshëve kapet me dhëmbë nga felini dhe tërhiqet me forcë si të ishte një kukull lecke në brendësi të bimësisë.

Dëshmitarët nisin të ulërasin për ndihmë ndërsa Mike duket se nuk lëviz teksa merret peng nga kafsha.

Por pasi ai e tërheq burrin drejt bimësisë, dëgjohen disa të shtëna dhe luani trembet duke braktisur pengun e tij.

Predatori vijon të qëndrojë pranë viktimës teksa të tjera të shtëna dëgjohen në ajër.

Një vajzë që shikon sulmin dëgjohet që ulëret me tmerr teksa një burrë i thërret një tjetri “Merr pushkën”.

Një kujdestar detyrohet të qëllojë Shamba i cili refuzon të largohet nga 72-vjeçari.

Për fat Mike i mbijetoi sulmit dhe u dërgua me ambulancë në spital ku kreu operacionin që i shpëtoi jetën.

FOTO GALERI
1/4
Në pamje shihet luani që pikas Mike pasi hyn brenda ndarjes së predatorit dhe e ndjek atë drejt derës së hekurt

Top Channel