Fanella e Kupës së Botës të Maradonës shitet për 9.3 milionë dollarë

04/05/2022 22:22

Fanella që veshi Diego Armando Maradona, në ndeshjen historike ndaj Anglisë në botërorin e 1986 u shit për shifrën, 9.3n mln dollarë.

Fanella ka një vlerë kaq të lartë pasi Maradona në atë ndeshje shënoi fillimisht një gol me dore, që u quajt si dora e zotit, dhe më pas shënoi edhe golin që është cilësuar nga të gjithë si goli më i bukur në të gjithë botërorët.

Shtatë ofertues konkurruan për fanellën e tij ikonë të Kupës së Botës në një ankand që filloi më 20 prill dhe përfundoi të mërkurën në mëngjes, tha Sotheby’s.

“Kjo bluzë historike është një kujtim i prekshëm i një momenti të rëndësishëm jo vetëm në historinë e sportit, por në historinë e shekullit të 20-të”, tha kreu i Sotheby’s pas shitjes. Vajza e Maradonës hodhi dyshime mbi shitjen në fillim të këtij muaji kur pretendoi se bluza e nxjerrë në ankand ishte ajo që kishte veshur babai i saj në pjesën e parë pa gola, dhe jo në të dytën kur shënoi dy golat e tij.

Megjithatë, Sotheby’s këmbënguli se ata kishin këmishën e duhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA