Zbulohen mbetjet e një mega dinozauri në Argjentinë

03/05/2022 22:51

Mbetjet e një  mega grabitqari, që i përket familjes së dinozaurëve, 9 dhe 10 metra i gjatë dhe që ka jetuar 70 milionë vjet më parë, u gjetën në Argjentinën jugore, thanë për AFP dy nga paleontologët që morën pjesë në zbulim.

Fernando Novas, një nga panteologët dha detaje nga zbulimi: “Ishte një kafshë e madhe, dhe me sa duket nga matjet që kemi marrë dhe krahasimet, do të ishte një nga grabitqarët më të mëdhenj të dokumentuar ndonjëherë. Është gjithashtu një nga grabitqarëve fundit që ka banuar në planet përpara zhdukjes së dinozaurëve, rreth 66 milionë vjet më parë”.

Novas ishte ai që në vitin 1996 zbuloi grabitqarin e parë në provincën argjentinase Neuquén, gjithashtu në Patagoni, por rreth 1400 kilometra në veri të gjetjes aktuale. Të tjerë u gjetën më vonë në Australi, Tajlandë dhe Japoni.

Fosilet e këtij dinosauri mishngrënës me kthetra 40 centimetrash u gjetën në mars 2019 gjatë një ekspedite në jug të provincës Patagoniane të Santa Cruz, në një zonë të njohur si Estancia La Anita, 30 kilometra në jug të qytetit turistik të El Calafate dhe pranë akullnajës së famshme Perito Moreno.

Pak më shumë se tre vjet më vonë, pas punës së mundimshme të nxjerrjes, transportit në Buenos Aires, pastrimit dhe studimit laboratorik që nuk u ndërpre as nga pandemia e Covid-19, zbulimi i “Maip macrothorax” sapo është publikuar në revistën prestigjioze shkencore Nature.

Top Channel