Tragjedia e Gërdecit/ Bamir Topi kujton ndryshimet kushtetuese pak ditë më pas: Pushteti i Berishës ishte në rrezik

03/05/2022 21:45

Ish-presidenti Bamir Topi, ka rikujtuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” edhe ngjarjen e rëndë të Gërdecit, e ndodhur një vit pasi ai mori presidencën.

Topi tha se tragjedia nxori në pah edhe probleme të tjera lidhur me transparencën, pavarësisht se kujton se atij i vinin informacione asokohe, ku mësoi për një pakt të fshehtë politik.

Ai kujton një deputete të Shkodrës (pa i përmendur emrin), që bëri një propozim për presidentin, që dekreti i tij të kundër-firmosej nga kryeministri. Topi tregon se bisedat kanë filluar pak ditë pas Gërdecit, ku ende nuk ishte bërë bilanci i tragjedisë. Ai tha se sot ka bindjen që kjo ka qenë një “shashkë”.

Bamir Topi tha se nuk ishte as koha, as nevoja për ndryshime kushtetuese, por pushteti i Berishës ishte në rrezik.

Bamir Topi: Për mua 15 marsi ka qenë një ngjarje shumë e rëndë, por pastaj dolën probleme të tjera, në mbledhjen e këshillimit të sigurisë kombëtare që e organizova pas një jave. Doli që kishte mungesë transparence. Të gjithë përfaqësuesit që kishin të bëjmë, diskutuan në mbledhjen e këshillimit. Njeriu kur është në atë pozicion, merr informacion, nga burimet mora informacione që kishin filluar bisedime sporadiike, se për çfarë nuk dihej, por një pakt politik që u zbulua pak më vonë, që nuk ishte i vështirë. Në komisionin e ligjeve, një ish-deputet e Shkodrës, me një letër e cila mbante gjëra të rëndësishme, bën një propozim. Për hir të etikës nuk dëshiroj ta shpreh. Nuk ka rëndësi kush deputete ishte. Thotë që unë mendoj se duhet të ndodhi një ndryshim i rëndësishëm në raportet mes presidentit dhe kryeministrit. Presidenti ishte etapa e fundit e dekretimit, zonja propozonte që të kundër-firmosej nga kryeministri. Kjo ngjalli reagim të fortë, por sot kam bindjen që ka qenë një shashke. Bisedat kanë filluar 2-tre ditë pas Gërdecit, kanë filluar bisedimet. Jemi vendi i vogël, gjërat dalin ekspozohen. Fatmirësisht, edhe pse e kemi kaluar covid, memorien e kam shumë të fortë. Do të kujtoj momentin ora 1, 15 mars në spitalin ushtarak. Bëra vizitën time dhe u largova dhe nga tv shoh që në spital takohet ish-kryeministri me Ramën që shoqërohej me Braçen. Ajo rrahje e shpatullave sikur i kishin vdekur robt e shtëpisë. Ishte një skenë që nuk i shkonte. Ngjarjet që ndodhën pas, pikërisht aty filloi nevoja për një komunikim tjetër politik. Rrahja e shpatullave ishte një moment reflektiv, nga ajo erdhi nevoja. U duk qartë që pushteti i Berishës kishte marrë goditje të fortë, u duk si rrëzimi i tij do ishte shumë i shpejtë. Nuk ishte as koha, as nevoja për t’i bërë ndryshimet kushtetuese. Ato ndryshime nuk ishin vetëm për presidentin apo partive, por me mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit. I jepte garancinë kryeministrit të ardhshëm të mos ishte i thyeshëm. Pastaj i futën dhe ndryshim tjetër, që maxhoranca të mos binte në krizë.

Top Channel