Top Talk/ Agim Nesho: Na duhet një president që të shmangim shndërrimin e ambasadorit në guvernator

03/05/2022 19:29

Ish-diplomati Agim Nesho në një lidhje skype në emisionin “Top Talk” në Top Channel tha se Shqipërisë i duhet një president që të shmanget shndërrimin i ambasadorit në guvernator.

Sipas tij, liderët të cilët kanë pushtetin duhet të emancipohen dhe të gjejnë zgjidhje të caktuara për të ecur shteti ligjor.

Nesho theksoi se demokracia shqiptare nuk ka arritur pjekurinë e saj, ndërsa vetë vendi e ka mitin e diplomatit.

“Për veprimtarinë e presidentit Meta ka qenë një institucion qe pavarësisht nga retorika ka qenë solid në mesazhet dhe dekretet që ka bërë, një ndër më rezultativët, por në lidhje me pyetjen a duhet të jetë presidenti garant për funksionimin e shtetit, presidenti duhet të ridimensionojë rolin e ambasadorëve. Kushtetuta jonë i mundëson partisë që ka shumicën në parlament që të zgjedhë presidentin, kjo vlen për arsyen që a janë të emancipuar liderët të cilët kanë pushtetin apo kërkojnë që të mbajnë pushtetin në mënyrë të vazhdueshme apo të gjejeni zgjidhje të caktuara për të ecur shteti ligjor në Shqipëri. Unë mendoj që kjo mungon, për arsye se po të shikosh edhe institucioni i presidenti kur ka pasur liderë të maxhorancës të cilët kanë dashur të kapin pushtetin i kaun ridimensionuar edhe ata kompetencat të cilat kanë qenë të nevojshme për këtë balancë dhe funksion të pushtetit, kjo vlen nga emancipim i politikanëve të cilët e shikojnë pushtetin jo në funksion të shërbimit ndaj qytetarëve por në vazhdimësi të qëndrimit të tyre në pushtet. Por rasti i diplomatëve që tejkalojnë kompetencat që u njeh protokolli kanë një pikë ku mund të ndalohet, mund të bëjë që këto marrëdhënie të mos personalizohen dhe ky është roli i një presidenti. Mund të jetë mbi palët, por shumë pak gjasa ka që në një ambient  të politizuar siç është Shqipëria është e vështirë të ketë një diskutim. Demokracia shqiptare nuk ka arritur demokracinë e saj. Ne jemi vetë ata që krijojmë mitin e diplomatit për të vepruar”, tha Nesho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA