Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha në një konferencë për mediat këtë të martë theksoi se me Kuvendin Kombëtar të ‘Rithemelimit’ jo vetëm u rikthye vota e lirë në PD, por u arkivua në harresë kryetarokracia.
“PD kaloi kuvende të mëdha, në kuvend e 30 prill ajo bëri zgjedhje në forumin më të rëndësishëm. Të gjitha kanë qenë propozim i anëtarësisë për të marrë pjesë në garë. Jo vetëm u rikthye vota e lirë në këtë forcë politike por u arkivua në harresë kryetarokracia apo presidencokracia. Unë mund t’ ju them se pa këtë proces janë zgjedhur kandidatët më të mirë. Janë votuar përfaqësues të shkëlqyer të demokratëve, si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e kësaj force në tetë degë nga Saranda në Mat fituan zonja të nderuara”, tha Berisha.
Komisioni i Rithemelimit me në krye Sali Berishën mblodhi të shtunën Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku morën pjesë 1425 delegatë të cilët votuan zgjedhjen e Këshillit Kombëtar.
35 deputetë nuk morën pjesë në Kuvendin Kombëtar. Lista e re Këshillit të ri Kombëtar prezantuar nga Albana Voksi tregon se tashmë kemi të bëjmë me një PD, më të hapur duke rikthye në Këshill të larguarit e Bashës siç ishin dy ish deputetët që nuk iu bindën bojkotit parlamentar, Muslim Murrizi dhe Rudina Hajdari. Kjo është vetëm një anë e medaljes.
Edvin Kulluri një zë kritik ndaj Bashës dhe Berishës në PD, u la jashtë këshillit sikurse edhe Roland Bejko. Por Fatbardh Kadilli i vetmi zë kritik në Kuvendin Kombëtar të PD u votua për të qenë në Këshill.
Lista e të zgjedhurve në Këshillin Kombëtar më shumë se sa një hapje e partisë me qëllim bashkimin u duk si një lëvizje pragmatiste e Berishës i cili afron afër vetes edhe dy ish ministra dhe një ish zëvendës ministër nga koha e qeverisjes së tij.
Lista e të zgjedhurve në Këshillin Kombëtar më shumë se sa një hapje e partisë me qëllim bashkimin duket më shumë si një lëvizje pragmatiste e Berishës i cili afron afër vetes edhe dy ish ministra dhe një ish zëvendës ministër nga koha e qeverisjes së tij.
Dy emra risi në Këshill vijnë nga muzika dhe mjekësia. Renis Gjoka këngëtar dhe mjeku Ilir Alimehmeti i cili me këshillat dhe studimet e tij gjatë pandemisë u bë shumë popullor.
Bardh Spahia njeriu i cili i dhuroi Berishës të vetmen fitore në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit duke marrë Bashkinë e Shkodrës nuk ka marrë votat e duhura për t’u ulur në Këshillin Kombëtar. Por paraardhësja e tij Voltana Ademi ajo që ndihmojë në fitoren e Spahisë do të vijojë të jetë anëtare e Këshillit.
Tanimë që Këshilli Kombëtar u zgjodh, më 22 maj do t’i duhet të zgjedhë kryetarin e ri të PD pas shkarkimit nga Kuvendi Kombëtar të Enkelejd Alibeajt.
Top Channel