Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar këtë të martë në emisionin “Top Story” në Top Channel rrëfeu momentet para se të zgjidhej në krye të shtetit shqiptar.

Ai u shpreh se kishte menduar çdo figurë tjetër në atë post dhe vetëm veten e tij jo.

 “Në natyrën time unë mbaja frymën e grupit, duke mos pasur një raport zyrtar, por fryma mbahej edhe jashtë parlamentit, në tryeza dreka më shumë se një drekë. I kam kërkuar kohë të mendohem, se ishte jashtë çdo imagjinate të shkoja drejt presidencës, kisha menduar çdo figurë tjetër, vetëm veten time nuk e kisha menduar. Në momentin që e dëgjova këtë propozim e konsiderova një privilegj”, tha Topi.

Ai ishte president i vendit nga 24 korriku i 2007-ës deri në 24 korrik të vitit 2012, beenda një harku kohor me plot zhvillime politike në vend.

 

Top Channel