4 muaj pasi ishte arrestuar në një aeroport në Gjermani është ekstraduar nga Interpol Tirana Genc Tafili, i dënuar për vrasjen e drejtorit të policisë Shkodër, Arben Zylyftari në vitin 2000.
Për këtë vepër penale Genc Tafili u dënua 25 vite burg nga kë cilat kreu vetëm 17.
Në nëntor të vitit 2017 gjyqtarja e krujës Enkeleda Hoxha, e dënuar tashmë për korrupsion, lejoi lirimin me kusht të Tafilit. Ishte Gjykata e Apelit ajo që prishi këtë vendim dhe urdhëroi arrestimin e Tafilit. Deri më 31 dhjetor 2021 ai jetoi në arrati derisa u arrestua në një aeroport në Frankfurd ndërsa ishte duke udhëtuar drejt Stambollit.
Pas mbërritjes në Rinas Tafili iu dorëzua policisë së burgjeve e cila e transportoi në burgun e Fierit ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit për vrasjen e Arben Zylyftarit tashmë dëshmor I atdheut.
Zylyftari u vra më 2 gusht të vitit 2000 gjatë një operacioni për arrestimin e Behar Tafilit të dyshuar për një vrasje. Gjatë operacionit policia pati shkëmbim zjarri me Behar Tafili dhe të birin Gencin, për pasojë humbi jetën Arben Zylyftari si dhe i dyshuari për vrasje Behar Tafili, ndërsa Genc Tafili u arrestua. Në shenjë hakmarrje për vrasjen e të atit Admir Tafili sulmoi me armë një officer policie Prelë Pjetrushi.
Muaj më vonë ai u arrestua por dhe nga burgu dyshohet se urdhëroi disa ekzekutime. Pas arratisjes nga burgu në 2010 ai vrau dy vëllezërit e oficerit të policisë Prelë Pjetrushi dhe disa muaj më vonë u arrestua në Tiranë.
Top Channel