Kryetari i Shtabit të Përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Gjeneral Mark Milley tha se bota po përjeton “kërcënimin më të madh për paqen dhe sigurinë e Evropës dhe ndoshta të botës” për shkak të pushtimit të Ukrainës.
“Pushtimi rus i Ukrainës po kërcënon të dëmtojë jo vetëm paqen dhe stabilitetin evropian, por paqen dhe stabilitetin global që prindërit e mi dhe brezat e amerikanëve luftuan aq shumë për ta mbrojtur”, tha Milley.
Milley tha se SHBA është “në një pikë kthese shumë kritike dhe historike gjeo-strategjike”, ku ushtria amerikane duhet “të ruajë gatishmërinë dhe të modernizohet për të ardhmen” në të njëjtën kohë.
“Nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë po rrezikojmë sigurinë e brezave të ardhshëm”, shtoi Milley.
Ai u tha ligjvënësve se bota po bëhet “më e paqëndrueshme” dhe potenciali për një konflikt të ndërkombëtar midis fuqive të mëdha po rritet.
Top Channel