FSHF dëbon tre ekipe/ Shiten ndeshjet e kategorisë së dytë, përjashtohen për 5 sezone

03/05/2022 19:58

Komisioni i disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit vepron me dorë të hekurt në Kategorinë e Dytë teksa përjashtoi për 5 sezone 3 klube të këtij kampionati.

Bëhet fjalë për klubet e Bulqizës, Gramshit dhe FC Internacional Tirana të cilat u vunë nën hetim për dyshime për trukim rezultatesh.

Po kështu u dënua me pezullim për 2 vjet zyrtari i ndeshjes Bulqiza-Veleciku, Memet Koci për dështim në raportimin e shkeljeve të Kodit të Etikës së Federatës

Federata Shqiptare e Futbollit, pasi mori sinjalizimet, në 27 prill nisi hetimet në lidhje me këto dyshime për manipulim të rezultateve të ndeshjeve Bulqiza-Veleciku, Oriku-Gramshi dhe FC Internacional Tirana-Luzi teksa u morën në pyetje të gjithë personat e përfshirë u arrit në përfundimin se në këto ndeshje kishte elementë të trukimit të ndeshjeve duke vendosur edhe përjashtimet e këtyre 3 ekipeve nga të gjitha aktivitetet futbollistike për 5 sezone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA