Ukraina përdor mini-blindat futuristike për të shkatërruar tanket gjigante ruse, madje dhe avionët (fotot)

02/05/2022 15:23

Ushtarë të Ukrainës janë parë së fundmi duke përdorur blinda të vogal raketore të stilit kinematografik “Fury Road” për të shpërthyer tanket monstruozë rusë e madje dhe avionët.

Të pajisura me raketat anti-tank Stugna-P në çatinë e tyre, mjetet e shkathëta për dy pasagjerë thuhet se janë kthyer në një problem për forcat e Putin.

Rusia ka pasuar humbje të shumta në luftën e nisur prej shkurtit me më shumë se 20 000 ushtarë të vrarë dhe tanke të shumta që janë kthyer në rrënoja në rrugët e Ukrainës.

Rezistenca e ukrainasve ka habitur shumë vende të botës, duke përdorur teknika goditjeje e fshehjeje, siç është dhe përdorimi i fuoristradave të vogla Ranger UTV, kundër autoblindave të frikshme ruse.

Mjetet e dizenuara nga zyra ushtarake e Kiev me ndihmën e partnerëve perëndimorë, lëshojnë raketa 130-milimetra dhe mund të operohen në disancë deri në 50 metra.

Ukraina ka akumuluar një arsenal të gjerë anti-tank me kontribute nga SHBA, Britania e Gjermania.

Në përshkrimin e tyre, raketat thuhet se kanë si objektiv “shkatërrimin e këmbësorisë dhe mjeteve të blinduara të stacionuara ose në lëvizje, si dhe mjete ajrore në lartësi të ulët”.

Pamjet të shpërndara në rrjetet sociale tregonin mjetet e vogla raketore në ngjyra kamuflazhi teksa godisnin një tank rus.

Putin priste një fitore të shpejtë në pushtimin e Ukrainës por rezistenca e ashpër ka shkaktuar një rritje të numrit të vdekjeve të personelit të ushtrisë ruse.

FOTO GALERI
3/4
Fuoristradat e vogla Ranger UTV, po perdoren kundër autoblindave të frikshme ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA