Arrihet marrëveshja për mos mbylljen TikTok në SHBA, akordi mund të nënshkruhen të enjten nga Trump dhe Xi Jinping
Ushtarë të Ukrainës janë parë së fundmi duke përdorur blinda të vogal raketore të stilit kinematografik “Fury Road” për të shpërthyer tanket monstruozë rusë e madje dhe avionët.
Të pajisura me raketat anti-tank Stugna-P në çatinë e tyre, mjetet e shkathëta për dy pasagjerë thuhet se janë kthyer në një problem për forcat e Putin.
Rusia ka pasuar humbje të shumta në luftën e nisur prej shkurtit me më shumë se 20 000 ushtarë të vrarë dhe tanke të shumta që janë kthyer në rrënoja në rrugët e Ukrainës.
Rezistenca e ukrainasve ka habitur shumë vende të botës, duke përdorur teknika goditjeje e fshehjeje, siç është dhe përdorimi i fuoristradave të vogla Ranger UTV, kundër autoblindave të frikshme ruse.
Mjetet e dizenuara nga zyra ushtarake e Kiev me ndihmën e partnerëve perëndimorë, lëshojnë raketa 130-milimetra dhe mund të operohen në disancë deri në 50 metra.
Ukraina ka akumuluar një arsenal të gjerë anti-tank me kontribute nga SHBA, Britania e Gjermania.
Në përshkrimin e tyre, raketat thuhet se kanë si objektiv “shkatërrimin e këmbësorisë dhe mjeteve të blinduara të stacionuara ose në lëvizje, si dhe mjete ajrore në lartësi të ulët”.
Pamjet të shpërndara në rrjetet sociale tregonin mjetet e vogla raketore në ngjyra kamuflazhi teksa godisnin një tank rus.
Putin priste një fitore të shpejtë në pushtimin e Ukrainës por rezistenca e ashpër ka shkaktuar një rritje të numrit të vdekjeve të personelit të ushtrisë ruse.
Top Channel