22/12 22:51
Kancelari gjerman, Olaf Scholz i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që t’i japë fund pushtimit në Ukrainë dhe “vrasjeve të pakuptimta” që po ndodhin në shumë vende.
“Është e rëndësishme të arrijmë një të ardhme më të mirë së bashku, jo duke bërë luftëra kundër njëri-tjetrit, por duke bërë të mundur zhvillimin ekonomik dhe zhvillimin e përbashkët”, tha Scholz i cili zhvilloi një konferencë shtypi në Berlin, me kryeministrin indian Narendra Modi.
CNN raporton se kancelari gjerman i bëri thirrje Putinit që të “tërheqë trupat e tij nga Ukraina”, duke theksuar se “kufijtë nuk duhet të ndryshohen përmes përdorimit të dhunës”.
Top Channel