Pas ngjarjes së rëndë ku një foshnje u gjet i pajetë teksa ishte futur në një valixhe brenda shtëpisë ku nëna e tij e solli në jetë, mjekia neuro-psikiatre Nikolina Bode shprehet se familjarët e kanë konstatuar shtatzaninë e 40 vjeçares në muajin dhjetor të vitit të kaluar, atëherë kur shtatzania ka qënë e dukshme.
Ata kanë tentuar ta vizitojnë por 40 vjeçarja ka kundërshtuar. Gruaja sipas mjekes është diagnistikuar me probleme të shëndetit mendor 3 vite më parë por nuk pranonte të mjekohej.
Sipas mjekes 40 vjeçarja vuan nga çrregullime serioze të shëndetit mendor psikotike për shkak të të cilave ajo ka humbur lidhjen me realitetin duke pohuar se fëmijën e ka lindur dikush tjetër dhe jo ajo.
“Nuk e njihja si dosje më parë, sot mora dijeni për ngjarjen. Nga ana e familjarëve kjo njihet si e sëmurë prej tre vitesh me probleme të shëndetit mendor. Ka qenë e kartelizuar para një viti, në qendrën e shëndetit mendor.
Ka aplikuar një injeksion në muajin gusht dhe ndërkohë terapia orale, dhe terapia orale nuk është marrë rregullisht nga pacientja. Vetë familjarët thonë se e kanë shoqëruar. Sa i përket problemeve të shëndetit mendor, që unë konstatova sot, është e sëmurë, jashtë realitetit, me deporsanalizim ajo e quan veten e e saj një person tjetër, jo ajo që është në të vërtetë dhe që ky fëmijë është lindur nga personi tjetër që nuk është ajo. Pra, pacientja është e sëmurë mendore, që në gjuhën tonë, quhet psikozë , vuan crregullim psikotik”, tha ajo.
Top Channel