
Të mbash gjallë traditën nga të rinjtë në diten e sotme nuk është dhe fort e lehtë, por ky nuk është rasti i Martinës 27 vjecares nga Lezha, e cila ka trashëguar punimin me grep nga nëna e saj, por në mënyrë më moderne për t’u përshtatur në ditët e sotme.
Përveç profesionit të saj, në kohen e lire Martina ben canta të punuara me dore të cilat kanë patur një interes të larte për tu përdorur nga vajzat.
I gjithë pasioni i saj filloi rastësisht në kohën e karantine si një lloj terapie, e më pas për të vijuar më tej duke u kthyer sot në pasionin e saj më të madh, por jo vetëm punimi i një çante për Martinën është terapia më e mirë për të larguar stresin.
Ajo që u trashëgua nga nëna e saj nuk ka mbetur tek ajo, por ka vijuar edhe te mbesat e saj. Gjithashtu ajo shton se të gjithë të rinjtë duhet t’i konsiderojnë këto punime si një terapi pas një dite të lodhshme.
Top Channel