‘Kanguri i pemës’ lind në kopshtin e New York për herë të parë prej vitit 2008 (fotot)

30/04/2022 18:38

Kopshti zoologjik i Bronx në New York njoftonte dje me gëzim se për herë të parë prej vitit 2008 kanë lindur në kopsht tre këlyshë të species së rrallë kangur i pemës, të cilët kanë nisur tashmë të shikojnë jashtë xhepit të nënës.

“Është një lindje emocionuese e kopshtit zoologjik të Bronx dhe një mundësi unike që njerëzit të shikojnë disa nga përshtatjet më unike të natyrës”, tha në njoftimin për shtyp drejtori i kopshtit Jim Breheny.

Tre këlyshët e kangurit do të qëndrojnë në inkubacionin e tyre natyral vetëm për gjashtë javë dhe më pas pritet të dalin nga xhepi marsupial i nënës, thuhej në njoftimin e kopshtit.

Zyrtarët shtonin se lindja e suksesshme erdhi si rezultat i bashkëpunimit në programin e mbarështrimit mes kopshteve dhe akuariumeve të cilët kanë këmbyer kafshët individuale për të ruajtur diversitetin gjenetik dhe stabilitetin demografik të popullatave.

Një kangur peme i rritur peshon rreth 12 kg, pa përfshirë bishtin e tyre të madh.

Kanguri i pemës i species ‘Matschie’ njihet gjithashtu si kanguri i pemës Huon dhe e ka origjinën nga gadishulli Huon në Papua New Guinea nw Oqeanin Paqesor, që është nje nga vetëm tre vendet nga vijnë kangurët e pemës. 14 speciet e tyre banojnë gjithashtu në Australi e Indonezi.

Emri i këlyshit në foto nuk është njoftuar por mund të vizitohet në ekzibicionin JungleWorld të kopshtit zoologjik.

FOTO GALERI
2/3
Emri i këlyshit në foto nuk është njoftuar por mund të vizitohet në ekzibicionin JungleWorld të kopshtit zoologjik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA