Gjyqi i Johnny Depp kthehet në komedi kur avokati i Amber Heard pyet për ‘penisin’ e aktorit (fotot)

30/04/2022 15:16

Gjyqi i shpifjes mes aktorit amerikan Johnny Depp dhe ish-gruas Amber Heard u kthye sot në komedinë që të gjithë kishin dyshuar se ishte, kur avokati i ish-gruas pyeti bodyguard-in e yllit të ‘Piratët e Karaibeve’ nëse “kishte parë ndonjëherë penisin e aktorit”.

Në dëshminë e tij me lidhje direkte, bodyguard-i Malcolm Connolly u pyet nëse ishte e vërtetë se Depp kishte urinuar në vatrën e zjarrit të shtëpisë së çiftit në Australi gjatë një sherri në vitin 2015.

Connolly shkaktoi histeri në sallën e gjyqit kur u përgjigj: “Do ta kisha mbajtur mend nëse kisha parë penisin e zotit Depp.”

Heard akuzonte se incidenti i urinimit në zjarrin e ngrohjes kishte nisur sherrin ku u plagosën të dy anëtarët e çiftit problematik.

58 vjeçari Depp, ka paditur 36 vjeçaren Heard, në Fairfax, Virginia, për $50 milionë dëmshpërblim për një artikull ku ajo përmendte “dhunën shtëpiake” që kishte pësuar nga Depp në vitin 2018 të publikuar në Washington Post.

Connolly u pyet më pas nëse Depp e Heard shkonin mirë në fillim të lidhjes së tyre dhe roja trupore skoceze pohoi duke thënë se dyshja ishin si “dy adoleshentë të dashuruar”.

Por ai shtoi se gjërat nisën të shkonin keq kur Heard kërkonte të “ishte ajo që mbante pantallonat” në marrëdhënien e tyre.

Në lidhje me incidentin në Australi në 2015, Connolly tha se Heard i ulërinte Depp, duke e quajtur ‘burracak,’ teksa ai kujdesej për gishtin e tij të thyer gjatë sherrit.

FOTO GALERI
4/7
Connolly u pyet më pas nëse Depp e Heard shkonin mirë në fillim të lidhjes së tyre dhe roja trupore skoceze pohoi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA