Vritet 23-vjeçari në Kosovë. Dyshohet se ishte hakmarrje për një ngjarje në Itali

29/04/2022 15:16

Derisa po dilnin nga restauranti ku po darkonin për iftar trë vëllezërit Hoxhaj u zunë në pritë nga katër vëllezrit Gashi.

Vrasja mori shkas nga një përleshje fizike që kishte pasur viktima me njërin nga të dyshuarit kohë më parë në Itali. Bashkë me vëllezërit Gashi që ngarkohen me veprën penale vrasje e rëndë, në sulmin e përgatitur ishte edhe xhaxhai i tyre, që aktualisht mbi të rëndoj vepra penale ndihmë në kryerjen e vrasjes.

Xhaxhai i të dyshuarve mendohet t’i ketë ndihmuar ata të vijnë e largohen nga vendi i ngjarjes.
Pesë të dyshuarit e familjes Gashi janë në mbajtje për 48 orë, ndërkohë që Prokuroria Themelore e Pejës do bëjë kërkesë për masën e paraburgimit.

Ngjarja ndodhi të enjten në mbrëmje ne orën 20:43 minuta, sipas Policisë së Kosovës tre personave të lënduar iu dha trajtimi mjekësor, por në Spitalin Rajonal të Pejës, mjekët konstatuan vdekjen e 23 vjeçarit prej plagëve me armë zjarri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA