Skënderbeu një hap më pranë titullit kampion në volejboll për femra. Ekipi bardhekuq ka arritur të mundë 3 me 0 në finalen e parë Tiranën.
Në setin e parë bardheblutë kanë qenë gjatë gjithë kohës në avantazh ndërsa korçareve ju deshën edhe pikët shtesë për ta fituar atë.
Duket se humbja e setit të parë i ka demoralizuar vajzat nga Tirana dhe në setin e dytë venmdaset ishin në avantazh të vazhdueshëm duke e mbyllur atë me shifrat 25-15. Më pas në setin e tretë kryeqytetaset ishin të pafuqishme për të kthyer një ndeshje që e kish marrë rrugën e humbjes deri në ato momente.
Për trajneren e Tiranën, Amarilda Prenga kanë qenë të shumta gabimet gjatë lojës që nuk mundën ti rregullonin.
Nga ana tjetër për trajnerin korçar Pandush Kapedani një plus i madh për këtë sukses ishte psikologjia dhe mbështetja e tifozerisë.
Për t’u shpallur kampione e vendit duhet të fitosh 3 finale, kështu që korçareve i duhen edhe dy të tjera për t’u kurorëzuar nëse Tirana nuk do të ketë mundësi të përmbysë përballjet.
Top Channel