14/11 16:50
Në një nga spektaklet e “Big Brother VIP”, Mozzik hyri në shtëpi për të performuar për konkurrentët, por nuk kurseu mbështetjen për mikun e tij Donald Veshaj.
Vëllai i Madh i tërhoqi atë natë vëmendjen këngëtarit dhe dënoi më pas aktorin. Ndërsa sot, në një intervistë për emisionin më të ri në Top Channel, “Më lër të flas”, Mozzik u pyet se çfarë do të bënte ndryshe po të hynte sërish në shtëpinë e “BBV”.
“Po të hyja sërish, do të thosha urime Donald. Do ta ndryshoja që te hyrja”, u përgjigj artisti pa hezitim.
Top Channel