Në të gjithë vendin do të ketë 150 zyra të gjendjes civile që do të ofrojnë shërbime për qytetarët nga 390 që janë aktualisht. Qeveria miratoi vendimin për të ofruar pjesën më të madhe të shërbimeve online që prej datës 1 maj.
“Institucionet e administratës publike janë të detyruar të sigurojnë vetë dokumentet që u duhen qytetarëve. Nëse një qytetari do i duhet një dokument, dokumentacionin ia siguron insititucioni publik përkatës.” tha Bledi Çuçi.
Qytetarët do të mund ti marrin shërbimet online përmes e-albania për të reduktuar në këtë mënyrë rradhët e pritjes në sportele. Gjendja Civile sqaron se cilat janë disa nga nga dokumenta që do të merren online.
“Sherbimet që do ofrojme online do te jete çertifikata në gjuhë të huaj kryesisht ajo e lindjes, martesës, e vdekjes, të cilat mund ti përfitojnë menjëherë shtetasit përmes e-albania. Gjithashtu risia tjetër do te jetë edhe ndryshimi i vendbanimit, dmth nga njëra njesi administrative ne tjetrën, shtetsasi thjesht duke ngarkuar dokumentin e pronesisë ose një dokument tjetër, punonjësit e zyrave civile do pëpuunojnë aplikimin dhe do ndryshojnë vendbainimin e shtetasit.” tha Vangjush Stavro, Drejtor i Gjendjes Civile
Pavarësisht reduktimit të zyrave ku shërbimet ofrohen fizikisht, nuk do të ketë largime të punonjësve.
“Nuk do të ketë asnjë reduktim të punonjësve të administratës sepse skema e funksonimit do te jetë e tillë, që do jetë një punonjës në zyrat që janë më shumë se një punonjës, që do shërbejë fizikisht, sepse jo te gjitha proceset jane online dhe disa prej tyre eshte shume e nevojshme që të jene fizikisht sic është regjistrimi i aktit të lindjes, regjistrimit i aktit të marteses por pervec punonjesve që do jene aty fizikisht, te tjeret do ti pergjigjen të gjitha kerkesave online sepse kerkesat online nuk do vijn vetem nga shtetasit por edhe nga institucionet.”- tha Vangjush Stavro.
Edhe Bashkia e Tiranës prej datës 1 maj nga 60 sportele do të mbyllë 40 të tilla, ndërsa të hapura do të qëndrojnë vetëm shërbimet utilitare.
Top Channel