Ftesën që Sali Berisha i bëri pak para mesnatës për t’u rikthyer në Partinë Demokratike, Astrit Patozi e përkufizon me një shprehje shkodrane: “m’ka çu nana me la gojën”.

Kështu e konsideron ish-kreu i partisë Bindja Demokratike, ftesën e Berishës, të bërë në mesnatës, në të njëjtën orë kur e larguan nga e djathta pesë vite më parë.

Në një intervistë për “Top Talk”, Patozi thotë se “problemi i PD-së sot është nëse do të kthehen apo jo ish-politikanët që janë larguar”.

Politikani shton se Partia Demokratike është jashtë vizionit të tij dhe nuk ka interes t’i bashkohet sërish.

As unë nuk i duhem PD-së, por as PD nuk më duhet mua, është jashtë vizionit tim prej nëntë vitesh. Dhe unë kam qenë shumë koherent në gjërat që kam thënë që nëntë vite të shkuara dhe sot që po flasim”.

Patozi kritikon politikën që po ndjek Sali Berisha, që natën e kaluar theksoi sërish se do të jetë kandidat në zgjedhjet për kryetarin e PD-së, që siç tha, mund të mbahen në datën 21 ose 22 maj.

Unë nuk besoj te ky vizion politik, nuk besoj te pagabueshmëria e liderit, tek adhurimi i udhëheqësit, te konsiderimi i kundërshtarit/ të ndryshmit si armik. Unë nuk besoj që ata që bëjnë gabime të rënda apo e çojnë partinë në një kurs të gabuar, humbje pas humbjeje, ata janë dhe zgjidhja, ata mund ta çojnë në pushtet. Ka shumë arsye që vizioni im politik nuk përputhet me Foltoren. Por unë besoj që dhe Foltores vetë, nuk i shtohet vlera nëse unë apo dikush tjetër rikthehet aty, qoftë dhe si dele e bindur, duke ulur kokën dhe kërkuar ndjesë.

Sot Foltorja ka nevojë për besnikë të verbër, për militantë që binden qorrazi, që kur i jep komandën sulmo, sulmojnë. Nuk ka rëndësi nëse i njëjti njeri thotë dy gjëra të ndryshme për të njëjtën gjë. Foltores sot nuk i nevojiten njerëz që mendojnë, që vendosin arsyen përpara. Unë mesa duket këto vese i kam unë”.

Megjithatë, Patozi thotë se e respekton ftesën, pavarësiht se e refuzon.

E respektova se edhe mund të mos përgjigjesha: ata bëjnë sikur ftojnë dhe ne bëjmë sikur nuk dëgjojmë. Më shumë për të respektuar publikun, pasi unë kam një lloj detyrimi ndaj publikut”.

PD është sot në kulmin e një krize të thellë, nga e cila duhet të ndahet një orë e më parë, shprehet ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA