Shefi i policisë rajonale të Kievit, Andriy Nebyton publikoi shifrat e civilëve të cilët kanë humbur jetën nga sulmet ruse.
Deri më tani janë 1.150 civilë të cilët, të cilët nuk kanë pasur lidhje me ushtrinë, kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve.
“Si rezultat i operacionit të pastrimit dhe punës së grupeve të detektivëve në Rajonin e Kievit, ne kemi gjetur dhe ekzaminuar 1,150 trupa të qytetarëve civilë që u vranë dhe ia dorëzuam mjekësisë ligjore“, tha Nebyton.
Rreth 50-70 % kanë humbur jetën nga sulmet me armë zjarri, ndërsa numrin më të madh të viktimave e mban rajoni i Buchas.
Presidenti i Ukrainas, Volodymyr Zelensky ka fajësuar Rusinë për vrasjet dhe i ka bërë thirrje Moskës të ndalojë krimet e luftës.
Përgjigja ka ardhur nga Kremlini i cili ka mohuar çdo përfshirje në vrasjet masive, ndërsa ka përsëritur se pretendimet e pabaza për imazhet e trupave civile në rrugët e Bucha janë të rreme.
Top Channel