Debate të shumta kanë shoqëruar diskutimin mbrëmjen e sotme në ‘Top Story” ku avokati Plarent Ndreca është shprehur se opozita është gjithmonë e gatshme që të kundërshtoje nismat e qeverisë edhe pse nuk kanë informacion mbi to.
Ai tha se ishte pikërisht ky mentalitet që e ka çuar edhe Berishën non grata. Më tej Ndreca tha se është fyerje inteligjence për shqiptarët të thuash se ambasadorja ka ardhur këtu me axhendë personale.
Hoxha : Arabi i portit të Durrësit u zhduk se doli offshore. Çdo investitor i huaj është i mirëpritur, ne i kemi mbrojtur investimet e huaja, por ka investime që kamuflohen si të huaja dhe pas fshihen dy tre ministra.
Ndreca: Ja ku janë faktet që e kanë bërë një politikan ‘non grata’. Vetëm një takim a dy ka bërë minsitrja e energjitikës për gazin e lëngshëm dhe menjëherë konsiderohet si akt korruptiv pa e ditur se për çfarë bëhet fjalë. Ky nuk është këtu si qytetar por përfaqëson një pjesë politike. Ajo që po them unë përfaqëson ekzaktësisht 30 vite politike të Berishës ajo që thua dhe është fatkeqësi që del nga goja e një të riu si ti. Paragjykon çdo lloj gjëje e politike, opozita është për të dhënë ide, për të dhënë politika e për të mbështetur. Je në opozitë për shkak të këtij mentaliteti që flet. Fakti që këta sillen në këtë mënyrë ka çuar non grata përfaqësuesin më ekselent të opozitës sepse kanë të njëjtën sjellje. Kur i preken interesat shkojnë edhe në pikën e servilizmit. Të thuash se ambasadorja ka ardhur këtu me axhendë personale, fyen inteligjencën e shqiptarëve.
Top Channel