Lajmi i bujshëm se agjenti i famshëm Mino Raiola kishte vdekur për shkak të një kanceri në mushkëri ka shkaktuar një pështjellim të madh në mediat të cilat raportuan të parat këtë lajm.
Mirëpo, së fundmi disa nga mediat më prestigjioze kanë përgënjeshtruar këtë lajm, me agjentin i cili është në jetë ende teksa është i shtruar në spitalin San Raffaelo.
Së fundmi, ka folur edhe mjeku anestezist, Alberto Zangrillo i cili thekson se Raiola është në gjendje të stabilizuar ndërsa mjeku shton se është i zhgënjyer nga disa gazetarë të padenjë që publikojnë lajme të tilla.
Ndërkaq, edhe vetë Raiola (apo personat që menaxhojnë rrjetet sociale të agjentit) ka reaguar në llogarinë e tij për të konfirmuar lajmin e pavërtetë që nxiti shumë reagime në orët e fundit./supersport
Top Channel