Shefi i Policisë Patrullë të Mariupolit, Mykhailo Vershynin tha për CNN se forcat ukrainase janë përballur me sulme ajrore, kryesisht në kompleksin e çelikut Azovstal.
Bombardimet nuk kursyen as spitalin në të cilin ndodhen të plagosurit, ndërsa numërohet për më shumë se 50 sulme ajrore.
“Mbrëmë, uzina u godit nga goditja më e fortë deri më tani. Së pari, pati një sulm ajror masiv duke përdorur shtatë avionë Tu-22M3. Pastaj pati më shumë se 50 sulme ajrore. Me sa duket se Su-25 pse Su-24, funksionuan. Nuk mund t’i identifikoj pasi ishim në strehë. Bombardimi u shkaktua në vendin ku ndodhen të plagosurit rëndë në spital“, tha Vershynin.
Ai u shpreh se bombardimet masive kanë shkatërruar gjithçka duke shkaktuar viktima dhe të plagosur, ndërsa ka akoma ukrainas të mbetur nën rrënoja.
“Ekziston dyshimi se pas publikimit të fotove nga spitali, vendi është identifikuar nga armiku. Dhe aty nuk është bërë vetëm një bombardim, por një bombardim masiv. Ka rrënoja, ka njerëz nën rrënoja. janë të vdekur dhe të plagosur, domethënë të plagosurit janë plagosur edhe një herë”, tha ai për CNN.
Njëkohësisht theksoi se kjo është një shkelje e të gjitha normave dhe rregullave të luftës duke shkelur Konventën e Gjenevës.
Top Channel